Një fushatë kreative për TV e print me rriqëra pluhuri në madhësi njeriu, për me i theksu rreziqet e fshehta për shëndetin nga dyshekët e vjetër
Një fushatë për TV e print për brendin ndërkombëtar Dormeo, me qëllim informimi dhe edukimi, e me rritë vetëdijen e publikut të gjerë mbi rreziqet e mundshme për shëndetin nga përdorimit i dyshekëve të vjetër, shkaktuar nga infektimit me rriqëra pluhuri. Koncepti i kësaj fushate sillet rreth rriqërave të pluhurit në madhësi të njeriut, si personazhe kryesore jo të rrezikshme.





Përmes një humori të lehtë, rriqërat e pluhurit synojnë me i tregu shikuesve se si ndryshojnë dyshekët me kalimin e viteve dhe përfitimet për shëndetin që vijnë prej ndërrimit të tyne çdo dekadë. Personazhet janë qesharakë, informues e të afërt me publikun, gjë që e rritë efektin e mesazhit përfundimtar: nëse e ke pasë të njëjtin dyshek për ma shumë se 10 vjet, ka ardhë koha me e ndërru!







