European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Procesi i mendimit dhe frymëzimi pas identitetit të markës dhe komunikimit vizual të përditësuar të ngjarjeve të Shtëpisë së BE-së

Jemi të lumtur me e prezani identitetin e brendit dhe pamjen vizuale që kemi dizajnuar për ngjarjet e organizuara në kuadër të Europe House në Kosovë. Projekti i jep shpirt thelbit të Europe House përmes një sistemi vizual dinamik. Qëllimi ynë ka qenë me kriju një paraqitje të fortë të dëshirës së komunitetit për me u shprehë, duke mishëruar vlerat e Bashkimit Europian.

Me shpërthim ngjyrash të ndezura, identiteti i brendit të Europe House e kap shpirtin e kësaj qendre kulturore e informative, ku lulëzon arti, trashëgimia e kreativiteti. Deshëm të komunikojmë thelbin e vlerave të BE-së në mënyrë të guximshme e krenare, duke pasqyru gjallërinë, diversitetin e pasionin që e përshkon Europe House në Kosovë.

Kemi zhvillu një manual të plotë të brendit që shërben si udhërrëfyes për me e ruajtë integritetin e koherencën e pamjes vizuale në platforma të ndryshme. Prej përdorimit të tipografisë deri te zgjedhja e ngjyrave e elementeve grafike, çdo aspekt është menduar me kujdes për me e zgjuar ndjesinë e unitetit e festimit.

Përveç identitetit të brendit për ngjarje, kemi zhvillu edhe një identitet unik për rrjetet sociale që e shtrin zemrën e Europe House në Kosovë edhe në platformat e komunikimit digjital. Me përmbajtje angazhuese e pamje të fuqishme, synojmë me nxitë biseda, me forcu lidhje e me promovu mozaikun e pasur kulturor të Kosovës.

ProjektiTjetër