Relax
Relax

Në një vend ku politika s’ndalet kurrë, Koperativa e ndërroi lojën me një fushatë që i bëri të gjithë me folë!

Në kohën kur debati politik n’Kosovë ishte në zjarr, faza “teaser” e kësaj fushate mori vëmendjen e publikut, duke komuniku me “mesazhe t’koduara” përmes emrit të brendit “Relax” të bashkuara me emrat e përveçëm të disa liderëve politikë që ishin të njohur në atë kohë. Fushata u përfaqësua fillimisht vetëm me një spot t’shkurtër televiziv e disa materiale të forta vizuele në terr. Kaq u desht – teaser-i mori hov! U shpërnda gjithandej në diskursin publik në Kosovë dhe i solli brendit një vëmendje marramendëse.

Kur doli reklama televizive, u bë e qartë që emrat e politikanëve të përmendur më herët ishin thjesht emra të rastit, djem që po mundoheshin me e bë për vete një vajzë të bukur në një takim në restaurant.

U prodhu një seri reklamash televizive (TVC), që e paraqitën secilin personazh me perspektivën e vet, gjithçka në lidhje me karakterin e një aktoreje të njohur të serialeve, që u luajt për mrekulli nga aktorja kosovare Majlinda Kosumi.

ProjektiTjetër