Dormeo – Me festu gjumin me një fushatë të këndshme, t’frymëzuar nga liria e fëmijërisë dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjumit
Janë fëmijët e kopshtit ata që mbretëruan si mbretër e mbretëreshat e vërteta të gjumit, që flejnë kur të ju teket, pa marrë parasysh rrethanat. Të frymëzuar nga kjo liri fëmijërore, ne u nisëm me bë nji fushatë mahnitëse ndërkombëtare marketingu për Dormeo, për me festu gjumin në Ditën Ndërkombëtare të Gjumit.
Të rriturit duke fjetë si fëmijë të vegjël, të lumtur, pa e ditë çka është koha e vendi. E sollëm këtë ide gazmore në jetë përmes të rriturve që e përqafojnë thelbin e gjumit pa brenga. Prej dremitjes në vende të papritura, tek fjetja në kohë jo të zakonshme, ata e dijnë çka është pushimi i mirëfilltë.
Qasja jonë kreative u formësua përmes fuqisë së marketingut me video, marketingut në rrjete sociale edhe krijimit të identitetit të fushatës, duke kapë magjinë e të mëdhenjve që flejnë me pafajësinë e fëmijës. Me ecurinë e fushatës, ftuam shikuesit me e përqafu fëmijën e brendshëm dhe me e rizbulu kënaqësinë e thjeshtë të gjumit pa ndërprerje.






