European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Një festë plot gjallëri e vlerave të Bashkimit Evropian në Kosovë, që i bashkon ngjarjet, vizualet tërheqëse, edhe mesazhin plot hare të unitetit dhe laramanisë.

N’bashkëpunim me Zyren e BE-së n’Kosovë dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Koperativa e ka konceptuar dhe realizuar festimin e Ditës së Evropës 2017 anembanë Kosovës. Me një fokus të veçantë në laramaninë si vlerë themelore të BE-së, fushata u dallu me branding të veçantë edhe dizajn të eventeve që pasqyronin përfshirjen dhe unitetin.

Pjesa kryesore e festës u mbajt në qendër të Prishtinës, ku krijuam “Sheshin e Familjes Evropiane”, një hapësinë publike dinamike me stenda prej druni që përfaqësonin shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj, ku qytetarët patën mundësi me u taku direkt me përfaqësuesit e BE-së. Në zemër të kryeqytetit u zbulua edhe një mural konceptual që promovonte arsimin, tema qendrore e atij viti.

Për me përfshi edhe qytetet tjera jështë Prishtinës, realizuam aktivitete edhe në komuna të vogla dhe komunitete jo-shumicë. Prej koncerteve klasike si ai i duetit ARIADITA, e deri te aktivitetet publike interaktive, Koperativa e ka mbuluar krejt procesin e menaxhimit të ngjarjeve: prej zhvillimit të konceptit e brandingut, te logjistika, prodhimi i videove, promovimi në media dhe zbatimi në terren.

Identiteti Vizual

Identiteti vizual i Ditës së Evropës 2017 u ndërtu mbi një qasje të gëzueshme dhe përfshirëse në dizajn, duke përdorë simbole dhe ngjyra që përçonin frymën e festës dhe vlerat bazë të BE-së. Dizajni e kishte yllin si simbolin kryesor—një ikonë e njohur e BE-së—të kombinuar me paletë shumëngjyrëshe që pasqyronte laramaninë e shteteve anëtare të BE-së.

Kjo pamje e gjallë dhe lozonjare synonte me i tërheqë të gjithë, pa dallim moshe apo prejardhjeje, duke e përforcu mesazhin e unitetit dhe laramanisë. Zgjedhja e ngjyrave pasqyronte natyrën festive të ngjarjeve të Ditës së Evropës, dhe njëkohësisht paraqiste pasurinë kulturore dhe laramaninë brenda BE-së. Rezultati ishte një përvojë vizuale e bashkërenduar që i dha energji dhe një pamje të përbashkët krejt materialeve promovuese – prej atyre të shtypura, digjitale, e deri te dizajnet në hapësirë.

ProjektiTjetër