European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Dita e Evropës 2025: Një festë mbarëkombtare e vlerave të BE-së në Kosovë

Dita e Evropës 2025 në Kosovë u shënua me një festë gjithëpërfshirëse ku morrën pjesë mijëra qytetarë në nëntë komuna, duke kombinuar kulturën, edukimin, artin e argëtimin në një përvojë të përbashkët.
Koperativa pati nderin me dizajnu identitetin vizuel të kësaj feste, duke u siguruar që krejt materialet prej grafikave digjitale e deri te brendimi në terren me pasë një pamje unike, bashkëkohore e të lidhura me mesazhin e unitetit, diversitetit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Festa përfshiu vizita interaktive në shkolla në Prishtinë, Vushtrri, Kamenicë e Malishevë, ku fëmijët mësuan për vlerat e BE-së përmes lojërave dhe diskutimeve me ambasadorë të BE-së. Në Gjilan, Festivali Evropian i Filmit solli filma me ndikim nga krejt Evropa, ndërsa Mitrovica e Veriut u gjallëru me një mural bashkëpunues të udhëhequr nga Vuk Gjuriq.

Karvanët kreativë për fëmijë sollën muzikë, punëtori e argëtim në Fushë Kosovë, Pejë e Prishtinë, ndërsa festa kryesore në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë mblodhi mijëra persona në aktivitete dhe performanca live nga Capital T, Diana Mehmetaj, e të tjerë.

Në kuadër të festës u mbajt edhe një ceremoni rasti në Tech Park Prishtina, si dhe një ekspozitë interaktive “Evropa në Miniaturë” në Europe House, në bashkëpunim me BONEVET. Në Mitrovicën e Veriut, një koncert rock live e përfundoi festën me energji rinore.

Me 17 evente, mbi 5,000 pjesëmarrës dhe mbi 630 mijë "reach" në rrjete sociale, Dita e Evropës 2025 e tregoi frymën e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmes kreativitetit, bashkëpunimit dhe komunitetit.

ProjektiTjetër