European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Dita e Evropës 2024: Sjellja e përvojës evropiane në Kosovë me Europe House

Për Ditën e Evropës 2024, Koperativa bashkëpunoi me Europe House Kosovo edhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë për të realizuar një fushatë kombëtare me temën “Përjeto Evropën”. E bazuar mbi emocionin e madh të liberalizimit të vizave, projekti i solli vlerat, kulturën edhe identitetin e BE-së më afër njerëzve të Kosovës përmes një vargu ngjarjesh sa përfshirëse aq edhe me ndikim.

Fushata u shtri në tri qytete: Prishtinë, Mitrovicë e Veriut edhe Prizren, me një program të ngjeshun prej 27 ngjarjesh unike, të pëcjellura me 27 vizita qytetesh edhe një program të zgjëruar në shkolla. Para Ditës së Evropës, Koperativa organizoi 15 vizita nëpër shkolla, ku përfaqësues të BE-së dhe EULEX-it u takuan drejtpërdrejt me nxënës, duke hapë biseda për vlerat e Bashkimit Evropian si përfshirja, arsimi, qëndrueshmëria edhe digjitalizimi. Këto aktivitete e forcuan lidhjen mes rinisë së Kosovës edhe BE-së, duke nxitë kureshtje, kuptim edhe pjesëmarrje.

Në qendër të fushatës ishte Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, i cili u shndërrua në një qendër feste evropiane. Koncerti kryesor solli një program të fuqishëm, me kulminacion tek performanca e Ledri Vulës, që doli në skenë pas Offchestra-s, DJ Adrian Berishës, Korit të Fëmijëve Okarina dhe një kuinteti jazz-i, duke e kthyer sheshin në një festë të gjallë pan-evropiane. Programi kulturor vazhdoi me hapjen e Chopin Piano Fest, një masterklasë të pianistit Artem Yasynskyy dhe ekspozita publike me punime të nxënësve mbi temat e BE-së.

Në Prizren, familjet u mblodhën përgjatë Kejit të Lumbardhit për lojëra e instalacione interaktive me temë Evropën. Në Mitrovicën e Veriut, koncertet dhe ekspozita e artit për fëmijë e sollën festën te një publik i ri.

Rezultatet kryesore:

27 Ngjarje

15 Aktivitete përfshirëse (vizita në shkolla, murale, aktivitete rinore)

1.5M+ njerëz në rrjete sociale

300K+ persona t’angazhuar online

97 Postime në rrjete sociale edhe 130 Story

270 Artikuj të botuar në media

Dita e Evropës 2024 i bashkoi komunitetet e ndryshme për të promovuar lidhjen, kreativitetin dhe një të ardhme evropiane të përbashkët.

ProjektiTjetër