EU Street Art për Ambientin: një projekt mural që reflekton nevojën për një ambient të shëndetshëm në Prishtinë
Në kët projekt unik për përmirësim kulturor, në emën të BE-së, qytetarët e Kosovës u inkurajuan me mendu për ruajtjen e ambientit edhe me gjetë kënaqësi përmes artit – e krejt kjo duke kontribu edhe në krijimin e një murali të mrekullueshëm në shkallët e lagjes Arbëria/Dragodan në Prishtinë.
Ky projekt u konceptua dhe implementua në kuadër të aktivitetit “Street Art për Ambientin” për Ditën e Evropës 2021, me një pjesëmarrje të jështëzakonshme prej njerëzve kreativ që ndihmuan me kriju diçka të bukur – krejt e dokumentuar përmes një videoje të shkurtë me stil dokumentar, që e tregon tërë procesin. Shkallët e Arbërisë/Dragodanit janë një zonë shumë e frekuentar prej qytetarëve dhe adhuruesve të fitnesit. Ne e shfrytëzuem rastin me ja ndriçu dikujt rrugën për në punë, shkollë apo stërvitje, duke dërgu mesazh për rëndësinë e ruajtjes së ambientit. Me këtë ndërhyrje, kontribuesit e talentuar e shndërruan një prej vendeve më të frekuentuara të Prishtinës në një pasuri artistike. Shumë foto, postime edhe shpërndarje online e bënë këtë projekt senzacion të momentit në rrjetet sociale.





