Ipko
Ipko

Fushata e imazhit të brendit “ATY” e IPKO-s përzien tregimin emocional me media digjitale, televizive e të jështëme, me qëllim me e pozicionu IPKO-n si brendin e telekomit që është gjithmonë aty.

Për me forcu rolin e IPKO-s si pjesë thelbësore të jetës së përditshme në Kosovë, Koperativa ka zhvillu një fushatë të plotë për imazhin e brendit, e bazuar në një fjalë të fuqishme: “ATY”. Fushata është dizajnu me i kapë momentet emocionale, kulturore e praktike ku IPKO është gjithmonë i pranishëm, prej lindjes së një fëmije, te festat e futbollit në rrugë, e deri te darkat e qeta familjare.

Fushata e feston lidhjen, praninë e identitetin, krejt përmes një gjuhe kreative të lehtë me u përshtatë.

Në zemër të fushatës ishte fjala ngacmuese “ATY” — që e mbante të lidhur një varg tregimesh emocionale e të afërta me jetën. Qoftë në momente gëzimi, vështirësie, apo krenarie, IPKO është “aty”. Kjo qasje narrative na lejoi me e lidhë natyrshëm tregimin e brendit me promovimet e produkteve, angazhimin digjital dhe praninë në komunitet.

Çdo moment në fushatë ishte një pamje kinematografike e jetës në Kosovë:

• “ATY, kur nisë dita e re.”
• “ATY, kur rrjedhin lotë.”
• “ATY, ku jemi krenarë.”
• “ATY, ku jeni gjithmonë bashkë.”

Koncepti u zgjeru nëpër reklama televizive, media digjitale, brendim të jështëëm e madje edhe në komunikimet e produkteve, me slogane të përputhshme si:
“ATY. Ku lidheni me botën” – për roaming
dhe
“ATY. Ku komunikoni shlirë” – për pakot mobile.

ProjektiTjetër