Për me festu 10 vjetorin e Delimano-s, nisëm një fushatë atraktive ndërkombëtare për tregun e Evropës Juglindore.
Për me e festu 10 vjetorin e DELIMANO-s, brendi i TOP SHOP International, nisëm një udhëtim për me kriju një fushatë ndërkombëtare marketingu që ka me i kapë emocionet e publikut në krejt tregun e Evropës Lindore.
Paramendoje skenën plot gëzim: është dita speciale e prindërve, 10 vjetori i dashurisë së tyre. Të etshëm me i befasu, fëmijët zgjohen herët në mëngjes e shkojnë në kuzhinë, për me përgatitë një mëngjes të këndshëm e plot shije.



Normalisht, emocionet çojnë në një rrëmujë të madhe në kuzhinë, por në mes të kësaj tollovie, del në pah thelbi i vërtetë i momentit. Kur të gjithë ulen rreth tavolinës, aroma e mëngjesit të shijshëm mbush ajrin, një dëshmi e dashurisë e përkushtimit që u vu në befasi.
Fushata jonë ndërkombëtare për DELIMANO përqafoi shpirtin e familjes, argëtimit e bashkimit. Këtë ide të kënaqshme e sollëm në jetë përmes marketingut me video, marketingut në rrjete sociale dhe identitetit të brendshëm të fushatës të përpunuar me kujdes.



