Fillojmë me një sesion të thellë për të kuptuar historinë, vlerat, audiencën dhe qëllimet tua. Përcaktojmë nëse duhet një emër të ri, përkufizojmë USP-në dhe i japim drejtim projektit.
Analizojmë tregun, konkurrentët dhe trendet për t'u siguruar që brendi yt dallohet, lidhet me audiencën dhe është i gatshëm për të ardhmen.
Paraqesim tri “moodboard” të ndryshëm për të eksploruar drejtimet e mundshme kreative dhe për t'u dakorduar për pamjen dhe ndjenjën e brendit.
Krijojmë identitetin vizuel: prej logos dhe ngjyrave deri te tipografia, duke e bashkuar strategjinë me kreativitet.
E paraqesim sistemin e plotë vizual në aplikime reale, për ta sjellë brendin tënd në jetë.